
Një festë e madhe ka qënë në qytetin e Prizrenit, atje ku tifozë të shumtë të futbollit kanë ndezur fishekzjarret dhe krijuar atmosferë të bukur, pasi Galatasarai arriti të fitonte titullin në Turqi. Në këtë qytet të Kosovës ka shumë tifozë të klubit turk, prandaj nuk mund të kalonte aq qetësisht ky sukses.
Galatasarai fitoi një titull kampion në një kampionat të ndezur, ku Bashakshehiri kishte kryesimin për pjesën më të madhe të javëve. Megjithatë në javët e fundit që u vendos gjithçka, do të ishte skuadra e Tehrim që do të festonte në petkun e kampionit. /Shqiperia.ch/