You are here
Home > Futboll Bota > Gabimi trashanik që kushton “Championsin”, Mustafi është shqiptari më i urryer në Angli

Gabimi trashanik që kushton “Championsin”, Mustafi është shqiptari më i urryer në Angli

Mustafi, Mustafi dhe sërish…Mustafi! Tifozët e Arsenalit e kanë për zakon që çdo ndeshje të tallen me mbrojtësin shqiptar, për mungesën e aftësive të tij, duke pretenduar se nuk e meriton një fanellë me aq vlerë sa ajo e Arsenalit.

Por në ditën e sotme, reagimet kanë qënë të jashtëzakonshme në “Twitter”. Në atë humbje me rezultatin 2-3 ndaj Kristal Palase, Mustafi ka gabuar krejtësisht në mënyrë trashanike, duke i vendosur në pikëpyetje skuadrës pjesëmarrjen në “Champions League”. Zaha arriti të shënonte golin e dytë për miqtë, ndërsa dhurata ishte e gjitha e mbrojtësit shqiptar.

Ky i fundit nuk arriti të mbronte topin me trup, në një duel që ishte i thjeshtë në dukje, ndërsa Zaha përfitoj për të mposhtur edhe portierin. Padyshim që flitet për lojtarin shqiptar më të urryer të momentit në Angli, me tifozët e Arsenalit që kërkojnë largimin e menjëhershëm. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top