You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Futsal, Juventus Serava fiton Kupën e Maqedonisë, festojnë me flamurin shqiptar

Futsal, Juventus Serava fiton Kupën e Maqedonisë, festojnë me flamurin shqiptar

Juventus Serava është fitues i Kupës së Maqedonisë në futsal, pasi sonte në finalen e madhe të zhvilluar në palestrën e qytetit në Gostivar mundi ekipin e Ligës së Parë, Gemixhi me rezultatin 4:1, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra “bardhezi” ishte dukshëm kundërshtarë më i mirë në këtë përballje, ndërsa vetëm pas 90 sekondave lojë me anë të kapitenit Neziri kaloi në epërsi. Pasoi një rast i shkëlqyeshëm për Jakup Ramadanin, i cili më pas në minutën 7:35 me të majtën e tij të fuqishme shënoi një super gol për rezultat 2:0.

Po i njëjti lojtar u kanos sërish, kësaj rradhe duke goditur shtyllën, teksa pas një gabimi të mbrojtjes “bardhezi” kah fundi i pjesës së parë, ekipi i Gemixhi ngushtoi diferencën e “bardhezinjëve”, duke ringjallur shpresat se mund të bëjnë diçka më tepër në pjesën e dytë.

Megjithatë këto shpresa ishin të kota, pasi Juventus Serava edhe në pjesën e dytë dëshmoi se për momentin është kundërshtarë më i mirë duke shënuar edhe dy gola të tjerë, që mbajnë firmën e kapitenit Eljesa Neziri, i cili në minutën e 39-të rrumbullaksoi “hat-trikun” e këtij takimi.

Numëri 10-të i bardhezinjëve” mund të kishte shënuar edhe një gol tjetër, mirëpo goditjen e tij në minutën 38:25 e ndali portieri kundërshtarë.

Në fund festa nuk mungoi për ekipin “bardhezi” që kishte një përkrahje të madhe nga tribunat e palestrës në Gostivar, ndërsa medaljet dhe trofeun e Kupës për kapitenin Neziri i dorëzoi Dobre Ivanov.

/Infosport

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top