You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Futbollisti serb dhe klubi belg i hapin probleme, Vojvoda detyrohet të fshijë foton me shqiponjë

Futbollisti serb dhe klubi belg i hapin probleme, Vojvoda detyrohet të fshijë foton me shqiponjë

Futbolli nuk është politikë, por kjo e fundit nuk mund të qëndrojë dot pa u futur në këtë sport, duke parë numrin e madh të dashamirësve. Politika i pëlqen turmat e mëdha të njerëzve, edhe kur këta të fundit nuk duan t’ia dinë shumë për këtë pjesë.

Shumë herë i japin hapur probleme futbollistëve shqiptarë, vetëm sepse tregonin prejardhjen e tyre me shqiponjën. Së fundmi kjo ka ndodhur me lojtarin e Kosovës, Mërgim Vojvoda. Vetëm pak ditë më parë mbrojtësi u zyrtarizua te Standard Liege dhe zgjodhi që në zyrtarizim, të bënte shqiponjën.

Gjithsesi foto është fshirë shpejt nga rrjetet sociale nga ana e futbollistit, ndërsa “Vesti.rs” shkruan se kjo ka ardhur me kërkesën e futbollistit serb te ekipi belg, Milos Kosanovic. /Shqiperia.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top