Në Shqipëri u cilësua si futbollisti i “Instagramit”. Pas ndeshjes me Skocinë, Panuçi do të shkonte në dhomat e zhveshjes, për të ngritur tonin e zërit si asnjëherë më parë. Arsyeja? Sigurisht, një paraqitje e turpshme ishte bërë në fushën e lojës, por ajo që e nervozoi më tepër teknikun italian, ishte se disa lojtarë kishin hapur telefonin për të hyrë në rrjetet sociale.
Kjo nuk mund të anashkalohej nga Panuçi, ndër ta ishte edhe futbollisti Rey Manaj. Megjithatë e gjitha kjo situatë aspak e mirë u kalua dhe tashmë futbollisti i Kombëtares, rikthehet të bëj detyrën e tij parësore, të shënoj gola.
Këtë gjë e bëri menjëherë në Kupën e Spanjës, teksa i future si zëvendësues, shënoi në atë eliminim që pësoi skuadra e Albasete. Kaq ka mjaftuar që sulmuesi shqiptar të fitojë besimin e trajnerit të Albasete. Në takimin e sotëm të kampionatit, që Albasete e luan në shtëpi ndaj Kadizit, vendin e uruguianit Olivera, e ka rrëmbyer Rei Manaj. Ai do të luajë titullar që nga minuta e parë, për të bindur tifozët dhe trajnerin e tij për besimin e dhënë. /Shqipëria.ch/