Çudira shqiptare, nga ato që rrallëherë i dëgjon. Fusha e Laçit dallon nga të tjerat, për shkak të kushteve aspak normale që ka për të zhviluar një ndeshje futbolli. Por nuk mbaron këtu, në ndeshjen ndaj Partizanit, ka munguar edhe uji në këtë stadium.
Gazetari i Supersportit, Sokol Xhihani, tregon se futbollistët e të dyja skuadrave, janë larguar nga stadiumi pa bërë dushe, për shkak të mungesës së ujit. Gjithashtu ata nuk kanë preferuar të dalin në deklarata, për këtë arsye, që të flisnin rreth ndeshjes së zhvilluar. /Shqipëria.ch/