Turiqa ka publikuar listën e futbollistëve që do të jenë gati kundër Shqipërisë, për takimin që do të zhvillohet në datën 22 mars. Por kjo listë ka marrë shumë diskutime, pasi për specialistët e futbollit në Turqi nuk ishte më e mira e mundshme.
Kështu, në të gjendet edhe emri i Oguzhan Ozyakup, futbollisti i Beshiktashit që nuk ka marrë më shumë se 20 minuta te ekipi i Beshiktashit që nga nëntori i 2018. Bëhet fjalë pikërisht për skuadrën e trajnerit Gunesh, që tashmë do të jenë në krye të Kombëtares dhe ka grumbulluar plot 5 lojtarë prej andej.
Gjithashtu një tjetër rikthim i këtij tekniku, është ai i Emre Belozoglu. Mesfushori 38-vjeçar i Bashakshehirit kishte 2 vite që nuk luante me Kombëtaren. Pjesa tjetër e emrave nuk “trembin” shumë, përveç dy elementeve që mund të veçohen si Tosun dhe Çalhangolu. /Shqiperia.ch/