You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Futbollist apo model? E thonë rrjetet sociale, Zhegrova nuk ka asgjë të përcaktuar

Futbollist apo model? E thonë rrjetet sociale, Zhegrova nuk ka asgjë të përcaktuar

Futbollist apo model? Kjo ende nuk është e përcaktuar në rastin e Edon Zhegrovës. Një futbollist ky i fundit me shumë talent dhe shpresë për të ardhmen, por që e pengon jo pak sjellja e tij jashtë fushës së lojës.

Nëse mesfushori shqiptar do të stërvitej si “kafshë”, atëherë nuk do të ishte e largët dita që Reali i Madridit apo Barcelona të shprehte interesim për të. Por në të tilla kushte jemi, nëse shihni rrjetin social të “Instagramit”, më shumë do ta ngatërronit lojtarin në fjalë me një model, sesa me një futbollist.

Në 5 fotot e fundit të postuara, 4 prej tyre nuk i përkasin fushës së blertë. Ndoshta ky është trendi më i fundit i futbollit, por për t’u bërë një futbollist i madh, Zhegrova duhet t’i shkëputet kësaj linje sa është ende në kohë.

Stërvitja e mundimshme për orë e orë të tëra, do të jetë më efektive sesa qindra poza të bukura për t’u postuar në “Instagram”. Do të ishte mëkat që talenti i këtij lojtari të mbyllej përpara kohe, ndërsa trajneri i Genk, Klement, e bëri edhe shembull duke mos e grumbulluar në skuadër: “Nëse Zhegrova vazhdon të luaj në stilin e tij, atëherë unë nuk do e ndërroj vendimin tim”, do të shprehej Klement, duke i treguar derën Edonit, nëse kërkon të duket sa më tepër në fushën e lojës.

Futbollisti shqiptar duhet të gjejë mënyrën për t’i ndaluar disi tundimet e tij, sepse tifozëve dhe klubeve në Europë, nuk u pëlqejnë shumë njerëz me një sjellje të ngjashme. Shembujt janë të pafundmë, ajo që futbollisti është jashtë fushe mund të përcaktojë akoma më shumë te ardhmen e tij, sesa ajo që ai është brenda fushës./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top