You are here
Home > Kryefaqja > Futbolli në Shqipëri të jep shpresa, sinjale të mira vijnë nga akademitë në Tiranë

Futbolli në Shqipëri të jep shpresa, sinjale të mira vijnë nga akademitë në Tiranë

Sukseset në futbollin shqiptar sa vijnë e shtohen në kohët e fundit, ndërsa ai kualifikim në Europian nuk ishte edhe aq i rastësishëm.
Në fakt, asgjë nuk është e rastësishme, ndërsa ai kualifikim i Kombëtares në Francë, erdhi sipasojë e një pune që ka nisur dhe është në vazhdimësi, për të gjetur rezultatet sa më pozitive. Por kush është mënyra më e mirë për të arritur deri këtu? Futbolli bazë!

E thënë më thjeshtë, të hedhim vështrimin tek të vegjëlit, të cilët janë potenciali i së ardhmes dhe që si një “lokomotivë” mund të dërgojnë përpara Shqipërinë tonë. Nuk do të kemi më probleme ku lojtarët kanë nga 3 përfaqësuese si mundësi për zgjedhje, për t’u ndierë me frikë deri në sekondën e fundit, se kush do të jetë zgjedhja e lojtarit.

Kështu, janë akademitë ato që mund ta shndërrojnë Shqipërinë, në një farë Kroacie të vogël. Më përpara, akademitë e futbollit kanë munguar disi në vendin tonë, por tashmë koha ndryshon. Një prej tyre që duhet të përmendim më saktësisht, është “EtienFootballAcademi”.

Me vendodhjen e saj në Tiranë, kjo akademi merret më veçanërisht me fëmijët që janë më të vegjël se 12-13 vjeç, pasi mund të vijnë me probleme që janë të vështira për t’u rikuperuar dhe për t’u sjellë në vijën e duhur, që të bëhen futbollistë potencialë të së ardhmes.

Gjithashtu duhet të përmendim edhe metodat bashkëkohore që ndiqen në këtë akademi, ndërsa lehtësisht mund të dallosh disa lojtarë të vegjël që të mbushin me shpresë për të ardhmen. PO, Shqipëria mund të bëhet, nëse investojmë në të, nëse vendosim edhe zemrën në të, por mbi të gjitha, nëse kthejmë sytë dhe i japim më shumë hapësira e mundësi të rinjëve. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top