
Në ditët e sotme, futbolli i luajtur ka një ndryshim thelbësor me atë çka ka qënë kohë më përpara. Lojtarët janë bërë më të fortë fizikisht dhe profesionist, pasi dietat dhe regjimet që kryejnë janë tepër cilësore dhe e rëndësishme. Por sa vlerë kanë këta futbollistë në ekipet e tyre respektive dhe sa e ndjejnë atë fanellë?
Një pyetje kjo që shumë pak veta i japin një shpjegim të argumetuar mirë, por nga ana tjetër kushdo që e ndjek futbollin me sy të lirë dhe e dashuron atë, shumë lehtë do të jepte një përgjigje të shkurtër e të thjeshtë: “Askush”.
Janë të paktë ata lojtarë në kohët moderne që vënë emrin e ekipit, stemën, fanellën, përpara interesave personale. Madje ky fakt shkon deri aty, ku në rast se një futbollist i caktuar ulet në stol, performanca e tij në fushën e lojës është e dobët. Madje ka patur edhe plot raste që kur humbet skuadra e tij, ai mund të “gëzohet”.
Mund të përmendim Pogba, ku menjëherë pas largimit të Murinhios në stolin e Manchester United, francezi filloi të luajë me një rendiment tepër të lartë, madje në 6 sfidat e fundit ai është kthyer në një lojtar kyç i “Djajve”, duke shënuar 4 gola dhe dhuruar dy asist. Kjo performacë e tij është komentuar nga shumë yje të futbollit, se një nga arsyet që Pogba kishte humbur dëshirën për të luajtur, ishte pikërisht portugezi Murinhio. Apo për vetë rezultatet që merrte Manchester United si klub, teksa më parë nuk arrinte dot të gjente një fitore, ndërsa menjëherë pas shkarkimi të portugezit, nuk njeh asgjë tjetër përveç fitores. Të jetë rastësi? Vështirë.
Si ky rast konkret, ka dhe shumë fenomene të tilla të ngjashme që janë në dëm të skuadrave respektive. Në kohët e sotme këto situata janë disi jo të këndshme si për sportëdashësin e thjeshtë ashtu edhe për atë tifozin e “çmendur”, që e ndjen dhe e përjeton më shumë gjendjen e skuadrës që simpatizon, madje për këtë rast, kanë edhe një shprehje të veçantë: “Lojtarët, trajnerët, drejtuesit, shkojnë e vijnë, ajo çfarë mbetet tek një klub është emri, stema, fanella dhe tifozët besnikë”. /Shqiperia.ch/