
Jo gjithmonë ftesa që një futbollist merr nga Kombëtarja e që luan në arenën europiane, mund të shërbej si një armë shtesë për të, për t’u paraqitur me një rëndësi të lartë. Kështu ndodh me Rei Manajn, teksa thirrja që Shqipëria i ka bërë së fundmi, i ka dhënë efektin e kundërt.
Sulmuesi shqiptar luan me Albaceten, që ndodhet në ligën e dytë në Spanjë. Gjatë kohës që Kombëtaret ndodhen në fushën e lojës, ky kampionat vazhdon normalisht. Kjo ka ndodhur edhe me ndeshjet e nëntorit, teksa Manaj ndodhej te Shqipëria dhe duke u munduar të kalonte dëmtimin e tij, ndërsa në Spanjë zhvillohet kampionati.
Dy ndeshjet të humbiste me Albaceten futbollisti i Kombëtares, ndërsa me rikthimin e tij në skuadër duket se gjërat kishin ndryshuar.”Eldigitalcastillalamancha” e thotë qartë, pas ftesës së Shqipërisë, Manaj e ka humbur rëndësinë në ekip. Ndoshta trajneri i ekipit ka qenë shumë i lumtur me udhëtimet e shpeshta të Manajt, që megjithëse bëhet fjalë për Kombëtaren, shifrat tregojnë ndikimin.
Më parë lojtari shqiptar ishte gjithmonë një titullar i padiskutueshëm me Albaceten. Tashmë një gjë e tillë nuk ndodh më, ndërsa për të janë në dizpozicion vetëm në disa minuta në pjesën e dytë. /Shqiperia.ch/