
Menjëherë pas publikimit të lajmit zyrtar se Xherdan Shaqiri nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Liverpulit, në sfidën që kanë këta të fundit kundër Crevena Zvezdës, mediat serbe po përpiqen të gjejnë “shkakun” që lojtari me origjinë shqiptare nuk do të shkojë në Beograd.
Gazeta më e madhe në Serbi, “Kurir” në fillim e ka cilësuar si një frikë të lojtarit që të udhëtojë në Beograd. Më pas, duke parë zhvillimet e fundit, shohim që mediat serbe, mundohen të gjejnë edhe fajtorin se kush nuk e lejoi që Shaqiri të shkojë në Serbi. “Kush ka paguar për këtë gjë ?”, ishte pyetja që shtrohej nga gazeta serbe “Kurir”, si për të treguar se dikush nga drejtuesit e Crevena Zvezdës, ka ndikuar që lojtari me origjinë shqiptare të vinte në Beograd, për të mos përsëritur një tjetër “kafshëri” si ajo në mbrëmjen e 14 tetorit.
Duket se serbët janë të xhindosur, pasi këta të fundit mezi po e prisnin njeriun që i dhuroi atë surprizë të pakëndëshme Kombëtares së Serbisë në Botërorin e “Rusisë 2018”. Mesa duket serbët tani kërkojnë të gjejnë fajtorin për mosardhjen e Xherdanit në Beograd, pasi ky i fundit u la jashtë nga trajneri Jurgen Klopp. /Shqiperia.ch/