You are here
Home > Bundesliga > Frajburgu fiton me rezultatin tenistik, vendos mesfushorin e Shqipërisë si kapiten

Frajburgu fiton me rezultatin tenistik, vendos mesfushorin e Shqipërisë si kapiten

Frajburgu ka fituar me rezultatin e thellë 6-1 në miqësoren e zhvilluar së fundmi ndaj Offenburg. Sigurisht, asgjë për t’u diskutuar rreth fituesit në fushën e lojës, që ka dominuar që nga fillimi. Por ajo që duhet të veçohet, është lojtari që ka mbajtur shiritin e kapitenit te skuadra e Bundesligës.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Shqipërisë, Amir Abrashi. Një vlerësim i madh për lojtarin kuqezi, që u rikthye nga një dëmtim i gjatë vetëm pak kohë më parë, për të luajtur sërish në nivelet më të larta. Kjo i shton edhe dozën e besimit Abrashit, për t’u konsideruar si një pjesë e rëndësishme e projektit në sezonin e ardhshëm. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top