Një festë e jashtëzakonshme ka nisur në Kosovë, menjëherë pas mbylljes së takimit me Bullgarinë. Dardanët fituan me rezultatin 3-2 ndaj kundërshtarëve, me golin e Rashanit në minutat e fundit.
Tifozët dolën menjëherë në sheshe në disa qytete të ndryshme, ndërsa nuk mund të mungonte edhe Prishtina. Të shumtë kanë qënë qytetarët që me boriet e makinave, kanë krijuar atmosferë në rrugët e kryeqytetit, për të festuar atë rezultat historik. /Shqiperia.ch/