Ditën e nesërme Shqipëria luan sfidën miqësore kundër Jordanisë, në “Elbasan Arena”. Në këtë përballje trajneri Kristian Panuçi, do të ketë mundësinë të shikojë gjëndjen e lojtarëve, përpara ndeshjes kundër Izraelit, të vlefshme për “Ligën e Kombeve”.
Deri në këto momente duke parë edhe gjëndjen e lojtarëve që janë të grumbulluar, sipas informacioneve të fundit që Shqipëria.ch ka mësuar, formacioni i mundshëm që mund të zbres ditën e nesërme trajneri i kuqezinjve, nuk ka shumë ndryshime nga ndeshjet e kaluara. Kështu, në portë në këtë miqësore, ka balotazh mes Berishës dhe Strakoshës. Përsa i përket mbrojtjes thuajse është statike me Gjimshitin dhe Mavrajn në qëndër, që plotësohet nga krahët me Binakun dhe Hysajn.
Në mesin e fushës italiani pritet të vendos Ylber Ramadanin përpara mbrojtjes, ndërsa dyshja tjetër është mes Xhakës dhe Bashës. Për pjesën ofensive, Panuçi po mendon që në krye të jetë Rei Manaj, i mbështetur nga krahu I djathtë nga Memushaj ose Gavazaj, ndërsa nga e majta pritet që të jetë nga minuta e parë talenitin më të ri të Lokomotivës së Zagrebit, Myrto Uzuni. /Shqipëria.ch/