You are here
Home > Futboll Bota > Formacioni i Turqisë/ Nuk të frikësojnë, Sadikun duhet “ta lidh” një 18-vjeçar

Formacioni i Turqisë/ Nuk të frikësojnë, Sadikun duhet “ta lidh” një 18-vjeçar

Trajneri Seniol Gunesh duket se e ka të qartë formacionin me të cilin Turqia do të zbresë në fushën e lojës ndaj Shqipërisë. Nëse shohim emrat që do të hidhen nga tekniku i Turqisë, nuk bëhet fjalë për kualitete të jashtëzakonshme.

Futbollistët miq janë me kualitete, por nuk trembin me emrat e tyre. Këtu bën përjashtim vetëm mesfushori i Milanit, Calhanoglou, që gjithsesi nuk është në formën e tij më të mirë. Formacioni që do të shihni, është i dalë nga mediat turke të futbollit.

Në portë do të jetë portieri Mert Gunok, ndërsa në mbrojtje pritet të luajnë Gonul, Kabak, Soyunucu dhe Ali Kaldirim. Zgjedhje disi e guximshme kjo e trajnerit Gunesh, që kërkon të mbajë Sadikun me mbrojtësin 18-vjeçar Kabak. Megjithatë ky lojtar zotëron aftësi të mëdha, pasi e ka marrë vendin e titullarit edhe te Shtutgarti.

Calhanoglou gjendet në mesfushë, së bashku me Ifran Can dhe Yusuf Yazici. Për të vazhduar më tej, mesfusha do të kompletohet me Mahmut Tekdemir dhe Emre Belozoglu. Ndërsa sa i përket majës së sulmit, ajo nuk do i besohet sulmuesit të Evertonit, Tosun, ashtu siç edhe pritej, por Burak Yilmaz. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top