Të gjithë në formën më të mirë të tyre dhe të gjithë për t’u pasur frikë, Kosova sfidon në këtë mënyrë në transfertë Azerbajxhanin, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Një sulm “ëndrrash” mund të quhet padiskutim ai i Kosovës, teksa nga minuta e parë në ditën e sotme, pritet ta fillojnë Zeneli, Rashica dhe Nuhiu. Të tre këta futbollistë gëzojnë formën e tyre më të mirë të viteve të fundit, e që pritet t’i hapin jo pak probleme kundërshtarit. Mbrapa tyre do të qëndrojë edhe talenti që ka qenë pjesë e Mançester Sitit, Bersant Celina.
E vetmja pjesë ku përfaqësuesja e Kosovës çalon, është vetëm ajo e mbrojtjes. Dermaku dhe Rrahmani pritet të japin disi siguri në qendër të saj, ndërsa nga krahët do e nisin titullar Kololli dhe Vojvoda. /Shqipëria.ch/