You are here
Home > Kryefaqja > Formacioni i mundshëm i Kosovës/ Ikën Zeneli dhe e njëjta histori, e zëvendëson Milot Rashica

Formacioni i mundshëm i Kosovës/ Ikën Zeneli dhe e njëjta histori, e zëvendëson Milot Rashica

Sikur të mos mjaftonin dëmtimet e shumta me Berishën, Kryeziun dhe Shalën, Kosova në mbrëmjen e sotme ndaj Bullgarisë duhet të bëj edhe pa Arbër Zeneli. Ylli i Remsit u dëmtua në takimin e fundit ndaj Malit të Zi, ndërsa pritet të mungojë për një kohë të gjatë në fushën e blertë.

Por pavarësisht këtij kualiteti të munguar, Kosova frikëson në të njëjtën mënyrë si më parë. Këtë herë priten disa ndryshime nga formacioni i fundit me të cilin kanë luajtur dardanët. Rashica do të ndryshojë krahun, për të marrë vendin e Zenelit, ndërsa vendi i lënë bosh nga lojtari i Werderit do të plotësohet nga Zhegrova. Gjithashtu pritet që në këtë takim nga minuta e parë të jetë edhe Kololli, ndryshe nga përballja me Malin e Zi, ndërsa nuk përjashtohet edhe debutimi i Hadërgjonajt. /Shqiperia.ch/

Formacioni i mundshëm

A.Muriqi

Vojvoda(Hadërgjonaj)-Rrahmani-Aliti-Kololli

Halimi-Voca

Rashica-Celina-Zhegrova

V.Muriqi

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top