You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Formacioni i Kosovës/ Dy ndryshime për finalen, vendos Guardiola dhe mister “50-milionëshi”

Formacioni i Kosovës/ Dy ndryshime për finalen, vendos Guardiola dhe mister “50-milionëshi”

Me vlerën e një finale do të jetë takimi mes Azerbajxhanit dhe Kosovës që luhet në ditën e sotme në Prishtinë. Dardanët kanë në favor të tyre dy rezultate, ndërsa nga ana tjetër, miqëve u nevojitet vetëm fitorja për të marrë kryesimin e këtij grupi.

Shaland nuk vendos shumë të eksperimentoj me formacionin e tij, pa bërë shumë ndryshime nga ndeshjet e fundit. E megjithatë një i tillë duhej të bëhej, pasi “mister 50-milionshi”, ashtu siç ai thirrej te Shalke, Donis Avdijaj i ka hapur vendin vetes.

Pas dy golave të realiuar në takimin e fundit ndaj Maltës, futbollisti që tashmë luan në Holandë, pritet të jetë nga minuta e parë. Në balotazh duken deri në minutën e fundit Ujkani me Muriq, ndërsa ky i fundit është më i avantazhuar për të anisur si titullar. “Nëse e do edhe Guardiola, atëherë te ky futbollist ka diçka”, do të shprehej Shaland për portierin e Manchester City. Dëshira e një trajneri si Guardiola mjafton, që portierit të ri t’i besohet një takim i tillë.

Për të vazhduar më tej, mbrojtja përbëhet nga Kololli, Aliti, Rrahmani dhe Vojvoda. Mbrapa do të jenë Shala dhe Kryeziu, ndërsa më të avancuar janë Zhegrova dhe Berisha. Majën e sulmit edhe në këtë takim, pritet ta mbajë Muriq. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top