You are here
Home > Kombëtarja > Formacioni i Kombëtares/ Panuçi realizon dëshirën për 3 mbrojtësa, nuk ka vend për kapitenin

Formacioni i Kombëtares/ Panuçi realizon dëshirën për 3 mbrojtësa, nuk ka vend për kapitenin

Shqipëria do të ndeshet në datën 17 nëntor ndaj Skocisë, për të luajtur takimin e fundit të vlefshëm për “Ligën e Kombeve”. Një ndeshje kjo që do të ketë jo pak rëndësi për kuqezinjtë, që duhet të bëjnë autokritikën pas disa rezultateve aspak pozitive.

Sipas  asaj që raporton “Panorama Sport”, sa i përket stërvitjeve që Panuçi po kryen dhe skemave që po përdor, sipas të gjitha gjasave në Shkodër do të realizojë dëshirën e tij, për të pasur 3 mbrojtësa. Kombëtarja mund të nis nga minuta e parë me këtë skemë, ndërsa në prapavijë nuk pritet të ketë vend për Mavrajn.

Strakosha është titullari i vetëm i garantuar, ndërsa përpara tij rreshtohet Ismajli, Gjimshiti dhe Binaku. Për të vazhduar me krahët e mesfushës është Uzuni dhe Grezda që do të jenë rrezikshmëri për kundërshtarët, ndërsa mesfushën e ngjeshur e plotësojnë Lilaj, Kaçe, Xhaka dhe Memushaj.

Në majën e sulmit do të jetë sërish Balaj, por këtë herë më shumë sesa për një vend të merituar, qendron për shkak të mungesës së konkurrencës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top