
Skënderbeu ka arritur të fitojë kryendeshjen e kësaj jave, duke mundur me rezultatin 2-0 në transfertë Partizanin.
Golat e Muzakës dhe Bregut do t’i vendosnin historinë e këtij takimi, që në në fund foli për korçarët. Megjithëse kishte shumë për t’u përmirësuar, sidomos në aspektin sulmues, rastet e Partizanit nuk kanë qenë të pakëta për të gjetur rrjetën.
Mëkat mund të quhet ai shans i krijuar nga talenti i madh i Shpresave, Esat Mala. Pasi kalon bukur dy futbollistët kundërshtar, futbollisti i të kuqëve ka tentuar portën kundërshtare, por topi ka shkuar ngjitur me shtyllën. Nëse ai rast do të realizohej, atëherë do të flisnim për një barazim të rezultatit dhe historia mund të rridhte ndryshe. E megjithatë, Skënderbeu ia ka dalë në kryeqytet duke marrë tre pikët. /Shqiperia.ch/