Ditën e sotme luhen ndeshjet e rradhës të kompeticionit më madhor në rang klubesh, Champions League. Edhe në këtë turne nuk kishte si të mungonin lojtarët shqiptarë, teksa skuadra e Elseid Hysajt, Napoli, përballet me Crevena Zvezden. Futbollisti tjetër me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri që është pjesë e Liverpulit, përballet me gjigandët francez të PSG.
Tashmë kanë dalë formacionet zyrtare të skuadrave respektive dhe rezulton që si Elseid Hysaj, ashtu edhe Xherdan Shaqiri, e nisin këtë sfidë nga stoli. Mesa duket trajnerët respektiv kanë menduar një strategji tjetër për të fituar ndeshjet e tyre, ku në këto plane në fillimin e takimit, nuk bëjnë pjesë lojtarët shqiptar.
Këto janë sfidat e parafundit të grupeve të Champions League, ku kanë një rëndësi tepër të veçantë përsa i përket kualifikimit. Përballja më e rëndësishme është ajo midis Liverpulit kundër PSG, ku kjo sfidë do të vendosë edhe fatet e këtij grupi. /Shqiperia.ch/