
Një tjetër Shqipëri-Turqi do të kemi në ditën e sotme, këtë herë për U-21. Kuqezinjtë e vegjël do të kërkojnë rikthimin e shpresës te tifozët shqiptarë, sa i përket brezit të ri që po rritet te Kombëtarja.
Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të ndeshjes që do të luhet në “Elbasan Arena”. Trajneri Bushi ka guxuar disi, duke hedhur tre sulmues në fushën e lojës, me Vrionin, Imerin dhe Malën që do të jenë në vijën e parë për të sulmuar kundërshtarët. /Shqiperia.ch/