Milot Rashica është i pamëshirshëm, duke gjetur rrjetën edhe në periudhën kur supozohet të jetë me pushime. Së bashku me gruan e tij, Belkiz Kerën, është duke kaluar pushimet në Maldive.
Por kjo nuk e ndalon lojtarin e Kosovës, që të luajë në një fushë të vogël me bar sintetik. Nga pika e bardhë, Rashica nuk do të gabonte, me forcën e zakonit që e shtyn të përsëris të njëjtën skenë, që në “Bundesligë” e pamë për shumë javë rradhazi. /Shqiperia.ch/