You are here
Home > Futbolli Shqiptar > “Fluturo Kuqi”! Klubi anglez nuk e harron, kujton futbollistin shqiptar dhe festimin e pazakontë

“Fluturo Kuqi”! Klubi anglez nuk e harron, kujton futbollistin shqiptar dhe festimin e pazakontë

Shefki Kuqi ka qenë një prej futbollistëve shqiptarë më të njohur në Europë. Që në kohët më të hershme, atëherë kur pak prej futbollistëve tonë luanin në nivele të larta europiane, arriti të provonte shijen e “Premier League”.

Me klubin e Swansea, Kuqi fitoi edhe zemrën e tifozëve. Nga ana tjetër, klubi anglez nuk e harron lehtësisht këtë lojtar. Me anë të një postimi në “Facebook”, ekipi që tashmë luan në “Championship” dhe ka një tjetër shqiptar në përbërje të tij, Bersant Celinën, kujton njeriun fluturues.

Të paktën, kështu duket në festimin e pazakontë të atij goli të publikuar. Kuqi feston pas golit, sikur të jetë në një “pishinë” ku mund të hidhet pa e vrarë mendjen gjatë. “Fluturo Fin”, ishte kjo mënyra sesi Swansea kujtoi golin e një fitore dramatike nga ana e Kuqit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply