
DVTK ka barazuar në transfertë ndaj Haladas në ditën e sotme, me rezultatin 1-1. I njëjti autor për skuadrën e DVTK, teksa Florent Hasani duket se e ka bërë rrugë gjetjen e rrjetës.
Futbollisti që luan me Shpresat e Kosovës, ka gjetur formën e tij më të mirë. Nëse marrim për bazë 4 ndeshjet e fundit të skuadrës së Hasanit, ka arritur të shënojë 3 gola. Më shumë se vendimtar, ky lojtar padyshim që është e ardhmja e futbollit shqiptar dhe për këtë nuk ka dyshime.
Megjithatë skuadra e DVTK nuk është në një formë të mirë në kampionatin hungarez, pasi po lufton për të mbijetuar dhe për të mos rënë nga kategoria. Me lojtarin shqiptar në formë, ky mision lehtësohet disi. /Shqiperia.ch/