Që një trup të jetë në gjendjen e tij më të mirë, padyshim që i kërkon të gjitha organet t’i funksionojnë në mënyrë ideale. Shqipëria e Panuçit ka marrë shumë rezultate negative, por duhet të përmendim edhe dëmtimet e shumta.
Kështu, ajo që duhet theksuar së tepërmi, ishte mungesa e “mushkrive” për Panuçin. Amir Abrashi ka qënë gjithmonë karta më e mirë e De Biazit, ndërsa futbollisti ynë ka bërë edhe shumë rekorde në Europianin e Francës, duke përshkruar i vetëm më shumë se 10 kilometra në fushë.
Të kesh një lojtar të tillë është luks dhe këtë Shqipëria do e ketë ndaj Turqisë. Një tjetër 90 minutësh fantastik i Abrashit, ndërsa Freiburgu ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Herthas. Madje në minutat e fundit, mesfushori shqiptar i ka shkuar pranë edhe gjetjes së golit. /Shqiperia.ch/