You are here
Home > Kombëtarja > Flet ish-bomberi i Parmës: Dërmaku është shembulli që ata në fushë nuk janë më të mirë

Flet ish-bomberi i Parmës: Dërmaku është shembulli që ata në fushë nuk janë më të mirë

Të gjithë ishim dëshmitarë për atë debutim fantastic që Kastriot Dërmaku bëri ndaj me Parmën. Në ndeshjen kundër Genoa, mbrojtësi shqiptar luajti për 75’ minuta ku vetëm një dëmtim mund t’i hiqte mundësinë për të mbyllur një 90’ minutësh fantastik. Ndonëse Parma ishte superiore ndaj Geonas, Dërmaku shfrytëzoi minutat për të trgeuar se është duke ndenjur kot në stol.

Pikërisht në të njejtin mendim shfaqet edhe ish-bomberi i Parmës për rastin e Dërmakut dhe jo vetëm. Massimo Barbuti në një intervistë për mediat e qytetit ka thënë se trajnerët duhet të shqetësohen kur nuk kanë lojtarë të mirë në stol sesa kur kanë lojtarë të mirë në fushë. Kjo është garancia e çdo trajneri në rastet e lëndimeve apo arsyeve të tjera.

“Ishtë thelbësore që të keni lojtarë rezervë, më duket se tani trajneri ka edhe disa mundësi më shumë për probleme fizike dhe skualifikime. Ata që nuk luajnë duhet të jenë të qetë dhe të jenë të gatshëm në raste nevoje siç kanë bërë Dermaku dhe Cornelius. Ndonjëherë lojtarët në stol janë më të rëndësishëm se ata që marrin fushë “- ka thënë ish sulmuesi.

Dëmtimi i Dërmakut nuk ishte serioz pasi mjekët kanë siguruar rikthim të shpejtë të mbrojtësit. Me lojën e bërë Dërmaku tregoi përballë trajnerit se ka një lojtarë të mirë në stol dhe një mbrojtës të fuqishëm në repartin e prapavijës, tek i cili mund të besohet edhe në ndeshje të rendësishme. /Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top