You are here
Home > Kombëtarja > Fle gjumë ndërkohë që shënon Genoa! Tifozët e Napolit nuk të falin, Hysaj “ngel” në të parën

Fle gjumë ndërkohë që shënon Genoa! Tifozët e Napolit nuk të falin, Hysaj “ngel” në të parën

Napoli e ka humbur pjesën e parë ndaj Genoas me rezultatin 1-0. Goli i Kouames do të vendoste edhe historinë e 45 minutave të para, pas një krosimi të bukur nga krahu i majtë.

Një tjetër gabim i Elseid Hysajt, që në atë moment ka gabuar në duelin e tij ndaj futbollistit kundërshtar, duke mos e parandaluar atë gol të vendasve, pasi rivali ka kërcyer shumë sipër tij.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i tifozëve të Napolit nëpërmjet “Twitterit”, ndërsa me ironi shprehen se nuk ka asgjë për t’u çuditur pasi mbrojtësi shkodran është në nivelin e tij të zakonshëm, ndërsa fle gjumë në momente të tilla, kur mund të vendoset edhe takimit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top