
Arsenali ka fituar pastër ndaj Fiorentinës në “International Championship Cup” me rezultatin 3-0. Një fitore fyese mund të quhet kjo e anglezëve dhe rezultati nuk ka shumë të bëj për etiketimin në fjalë. Me formacionin që Emeri hodhi nga minuta e parë, nuk mund të dallohej lehtë nëse flitej për Arsenalin apo akademinë e saj.
Vetëm prania e Mustafit të jepte një ide më të qartë për t’u afruar me të vërtetën, pasi gjithë pjesa e mbetur ishin vetëm të rinjë. Shumë më ndryshe nga Fiorentina që i besoi më të mirëve dhe doli nga stadiumi e mposhtur në çdo aspekt.
Diferenca vërtet të mëdha mes dy skuadrave, madje më shumë edhe sesa ato që mund të imagjinoheshin. Në këtë përballje ka luajtur për 7 minuta edhe mesfushori shqiptar, Erald Lakti. Nisur nga prania e këtij futbollisti, por pa harruar Granit Xhakën dhe Shhkodran Mustafin, në stadium dhe më saktësisht në cepin pas portës ndodhej i varur flamuri shqiptar. /Shqiperia.ch/