Majlinda Kelmendi vazhdon të jetë një sportiste e artë për Kosovën dhe Shqipërinë, teksa këtë herë ia ka dalë në “Grand Slam Dusseldorf”. Xhudistja jonë nuk kishte aspak konkurrencë, duke i treguar të gjitha vlerat e saj.
Festimi i madh padyshim edhe nga ana e trajnerit, Driton Kuka, që sheh sportisten e tij të vishet e artë, sa herë i jepet mundësia. Por komenti që do të merrte vëmendjen më të madhe, ishte i vetë trajnerit pas fitores.
Ai ka fotografuar dhe shkëputur një cast me Majlindën, ndërsa pas shpinës së tyre ndodhej flamuri i Shqipërisë i bashkuar me atë të Kosovës: “Pamja e flamurit kuq e zi dhe flamurit shtetëor. E mahnitshme”, shkruan Kuka. /Shqiperia.ch/