You are here
Home > Kombëtarja > Fjalët e Tares që peshojnë mbi supet e Hysajt: Të luaj si te Napoli me Kombëtaren!

Fjalët e Tares që peshojnë mbi supet e Hysajt: Të luaj si te Napoli me Kombëtaren!

Që në kohët më të hershme, kur Shqipëria luante ndaj kundërshtarëve të saj, të gjithë tifozët kuqezinjë kishin vetëm një pyetje në mendjen e tyre, pavarësisht se në pjesën më të madhe të rasteve dilnin të humbur nga stadiumi: “Në rregull, humbëm. Por si ka mundësi që lojtarët e njohur në Europë, luajnë kaq “pa gjak” me Kombëtaren e tyre?”.

Pyetje që na kishte munguar prej kohësh, sepse Shqipërisë i mungonin lojtarët që luanin në elitën europiane. Tashmë kohët kanë ndryshuar, edhe ne kemi futbollistë me ekipet më të mira në Europë.

Elseid Hysaj është njëri prej tyre, luan me Napolin, ekipi i vetëm që ka rivalizuar Juventusin në vitet e fundit në Itali. Shumë diskutime dhe polemika për Hysajn gjatë kohëve të fundit me Kombëtaren.

Do të ishte Igli Tare ai që do e rikthente këtë çështje, duke thumbuar mbrojtësin shkodran: “Të luaj me Kombëtaren si me Napolin”. Një rast i humbur flagrant ndaj Izraelit nga Hysaj, do ta bënte shkodranin që të kryqëzohej nga tifozët, nëse ajo ndeshje do të ishte barazuar.

I vetëm përballë portierit, mbrojtësi i Napolit nuk ka arritur të shtyjë topin. Këtu ka një ngjashmëri të madhe me ekipin italian, sepse Hysaj ende nuk e ka shijuar ende të parin me napolitanët. Në intervistat dhe konferencat për shtyp sa herë pyetet për këtë çështje, Hysaj mundohet që ta shmang sikur një çështje inekzistente. Megjithatë nervozizmi vihet re lehtësisht në fytyrën e tij për situatën e ndodhur dhe dyshimet që ekzistojnë. Peshë e madhe mbi supet e shkodranit, ne nuk duhet ta rëndojmë më tepër. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top