Një skandal i vërtetë ishte ajo që ndodhi përpara takimit mes Malit të Zi dhe Kosovës. Trajneri serb që drejton Malin e Zi, Tumbakovic, por edhe dy lojtarë të tjerë si Mirko Ivaniç dhe Filip Stojkoviç, zgjodhën të bojkotonin ndeshjen.
Kjo pasi në vendlindjen e tyre kishte presion të lartë, që të mos ishin përballë dardanëve. Një zgjedhje e tillë u ndërrmor, madje “Informer” zbulon edhe prapaskenën në rastin e Mirko Ivaniç, që ka dalë kundër urdhërit të Federatës së Futbollit të Malit të Zi.
“Nëse ju nuk pranoni se unë nuk do të luajë me Kosovën, jam gati që të mos luajë më sërish me ekipin kombëtare. Unë nuk dua të luajë kundër tyre, edhe sikur të mos kem më mundësinë për të përfaqësuar Malin e Zi”, ka thënë Ivaniç. /Shqiperia.ch/