Shqipëria e Mustedanagiç ka bërë një autokritikë të fortë me paraqitjen e saj, duke i mbyllur me nder kualifikueset e Europianit. Asgjë nuk nisi në mënyrën e duhur për kuqezinjtë e vegjël, që u shpërbën në atë humbje me rezultatin 6-0 ndaj Çekisë.
Mirëpo, në dy ndeshjet e tjera, djemtë e drejtuar nga ana e Mustedanagiç kanë treguar përmirësim në rezultat dhe lojën e zhvilluar. Fillimisht do të ishin norvegjezët ata të cilët do të djersinin shumë për të marrë një fitore që do ta siguronin vetëm në minutat e fundit, për të kryesuar me rezultatin 3-1.
Ndërsa në takimin e sotëm, Shqipëria ka mposhtur Azerbajxhanin me rezultatin 1-0, falë golit të Mitaj nga pika e bardhë, duke i mbyllur në vendin e 3 këto kualifikuese. Të shumtë ishin njerëzit që iu sulën futbollistëve të Mustedanagiç pas asaj humbje ndaj Çekisë, por tashmë u duhet të tërheqin fjalët mbrapsht. /Shqiperia.ch/