You are here
Home > Kombëtarja > Fitore e çmendur dhe kontratë e re për Ismajlin, “i zhurmshmi” Tahiraj ka probleme në Kroaci

Fitore e çmendur dhe kontratë e re për Ismajlin, “i zhurmshmi” Tahiraj ka probleme në Kroaci

Një fitore e çmendur është marrë në ditën e sotme nga Hajduku i Splitit në transfertë, teksa ka mposhtur me rezultatin 1-2 Slaven Belupon. Vendasit do të kalonin të parët në avantazh, pas një penalltie dhe ndëshkimi me kartoni të kuq të kundërshtarit.

Pasi të vihej barazimi me numrin e lojtarëve në fushë, Hajduku arriti menjëherë të barazonte shifrat. Në minutën e 94 do të vinte edhe goli i fitores nga ana e Tudor. Për 90 minuta ka luajtur edhe Ismajli në këtë takim, duke u konfirmuar si një titullar i padiskutueshëm. Madje pak para nisjes së ndeshjes, do të zyrtarizohej edhe kontrata e re e Ismajlit me Hajdukun deri në 2022.

Por nuk po e gjen veten në Kroaci futbollisti tjetër shqiptar, Tahiraj. Pasi erdhi me shumë bujë nga Sllovenia, atje ku sulmuesi ynë nuk ndalej së shënuar, këtë herë Tahiraj nuk është zgjedhur për të luajtur ndaj Slaven Belupos, ndërsa mungon edhe goli i parë në kampionatin kroat. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top