
Futbollistët shqiptar në Europë njihen edhe si furnizues të mirë të ekipeve të tjera Kombëtare, ku mund të përmendim Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi apo edhe Zvicrën. Pikërisht me këta të fundit, lojtarët me origjinë shqiptare kanë qënë deçiziv dhe tepër të rëndësishëm për përaqësuesen helvete.
Kombëtarja zvicerane vitet e fundit është shquar për një numër të lartë të futbollistëve shqiptarë që grumbullonte, por këtë herë është ndryshe historia. Ditën e djeshme trajneri i tyre ka publikuar edhe listën zyrtare të futbollistëve që ka grumbulluar për sfidat e ardhshme që janë programuar për t’u zhvilluar në muajin qershor.
Në këtë listë vihen re vetëm tre lotarë me origjinë shqiptare si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Albian Ajeti. Numri një i pankinës helvete, Petkoviç, ka bërë një reduktim të dukshëm të futbollistëve me origjinë shqiptare për këto ndeshje, gjë kjo që mendohet të jetë një zgjedhje taktike e tij, duke lënë jashë Xhemailin dhe Mehmedin./Shqiperia.ch/