You are here
Home > Kombëtarja > Fiksojeni këtë lojtar! Uzuni, një “minierë ari” që transferohet në Kroaci

Fiksojeni këtë lojtar! Uzuni, një “minierë ari” që transferohet në Kroaci

Myrto Uzuni, ky është emri që jo për gjithkënd mund të jetë i njohur aktualisht, por kjo nuk do të zgjas shumë gjatë.

Futbollisti 23-vjeçar është padyshim një “minierë ari” e dalë nga Superiorja, teksa nga Laçi është transferuar në ekipin kroat të Lokomotivo Zagreb. Marrëveshja është mbyllur në orët e fundit të merkatos. Transferimi u krye për shifrën e 350 mijë eurove, ndërsa klubi kurbinas do të mbaj edhe 20% të kartonit.

Vlera e tij fillestare ishte 200 mijë euro, dëshira e ekipit kroat për të marrë shërbimet e talentit shqiptar ishte e hershme, por pas golit që ai shënoj kundër Anorthosis, bisedimet ngecën për pak kohë. Tashmë gjithçka është e mbyllur, ndërsa Uzuni sheh sesi brenda pak vitesh, ka arritur të ngjis shumë shkallë, nga Tomorri ku u formua për të shkuar te Lokomotiva e Zagrebit.

Myrto Uzuni ka luajtur edhe me Shpresat, por nëse karriera e tij vazhdon në këto ritme, athëherë do të jetë çështje kohe ftesa për të nga Panuçi. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top