You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Figura sportive në Kosovë vendos pikat: Mos t’i ngatërrojmë gjërat, Kombëtare vetëm Shqipëria

Figura sportive në Kosovë vendos pikat: Mos t’i ngatërrojmë gjërat, Kombëtare vetëm Shqipëria

Duke parë paraqitjet e fundit që po tregon Kosova në “Ligën e Kombeve”, “dardanët” kanë tërhequr jo pak simpatinë e tifozëve shqiptarë, aqsa shpeshherë e teprojnë në emocione e sipër, duke e quajtur edhe si Kombëtare.  Ish-trajneri i njohur, Fetah Veliu, i ftuar në  “90 Plus” ka komentuar në lidhje me emërtimin që kanë filluar ti vendosin “dardanëve”.

Në mediat vendase shpesh herë përdoret emërtimi “Kombëtare”, por për këtë gjë duhet të jenë të gjithë të qartë, që kemi të bëjmë me vetëm një përfaqësuese.

“Kosova duhet quajtur përfaqësuese dhe jo Kombëtare. Në këndvështrimin tim, kështu është, Kombëtare është  Shqipëria e për t’u mos ngatërruar”, u shpreh Fetah Veliu.

Fjala “Kombëtare” është tepër e madhe dhe do të thotë përtej një përfaqësimi të thjeshtë, pra një kombi i përmbledhu në një njësi të vetme, që në rastin e Kosovës, nuk e përmbush kriterin. Më konkretisht kjo fjalë përmbledh të gjithë shqiptarët brenda apo jashtë territorit të kufinjve të Shqipërisë. Ky emërtim nuk do të thotë dhe se ka të bëjë vetëm me Shqipërinë, por ka të bëjë me të gjithë shqiptarët e Kosovës, e Maqedonisë, e Greqisë, e Malit të Zi dhe kudo ku ata jetojnë nëpër botë.

Momente të tilla, janë shumë të mira për t’i treguar të gjithë opinionistëve sportiv se kemi një kombëtare shqiptare dhe një përfaqësuese të Kosovës, për t’u mos ngatërruar termat dhe për të bërë lëmsh të gjithë situatën. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top