
Kampionati italian sa vjen dhe bëhet më i bukur. Mjafton të kujtojmë sfidën e mbrëmshme midis Lacios dhe Sampdorias, përballje kjo e mbyllur me rezultatin 2-2. Një ndeshje që është vendosur në minutat shtesë të takimit, ku në atë periudhë kohore u shënuan 2 gola.
Natyrisht finalizimi i lojtarit të Samdorias në “in extremis”, Rikardo Samponara, duket se ka bërë xhiron e botës. Nga ky lloj goli shpeshherë jemi mësuar ta shohim nga gjigandi suedez, Zlatan Ibrahimoviç. Natyrisht që bëri xhiro në rrjete sociale edhe festimi i Saponarës, teska ky i fundit thuajse u zhvesh i tëri dhe u ngjit në tribunën e tifozëve të skuadrës së tij. Mund të quhet ndoshta edhe një festim i dalë jashtë kontrollit e rregullave, por mënyra e realizimit të golit dhe koha kur u finalizua, ia lejonin lojtarit ta bënte një gjë të tillë.
Ajo çka ra në sy më pas, ishte biseda që u bë mes Samponarës dhe Sala(shok skuadre), ku pas festimit, Sala i afrohet dhe i thotë: “E di që mund të arrestohesh për këtë lloj festimi që bëre” ? Një pyetje e veçantë, ndërsa menjëherë erdhi edhe përgjigja e protagonistit të mbrëmjes, Saponara: “ Kujton se më bëhet vonë” ?
Një bisedë kjo që ndoshta vjen edhe me nota humori për atë mënyrë të festimin që bëri lojtari, pasi adrenalina që ai mund të ketë kaluar në ato moment, ishte diçka shumë e paimagjinueshme. /Shqiperia.ch/