Feronikeli ka barazuar me rezultatin 2-2 ndaj TNS, në turin e parë të kualifikueseve të Champions League. Ky rezultat i lë shpresë kampionëve të Kosovës për një kualifikim të mundshëm, ndërsa rivali përballë shquhej për realizimin e shumë golave përgjatë 90 minutave.
Në një stadium të çuditshëm ka luajtur Feronikeli, atje ku gjendej varur edhe flamuri i Serbisë si i vetëm. Gjithashtu ajo që tërhoqi vëmendje ishte një bandë muzikore e cila gjendej në një pjesë të stadiumit, gjë kjo e cila nuk ishte parë më herët. /Shqiperia.ch/