Feronikeli është eliminuar nga “Champions League” pas humbjes ndaj TNS me rezultatin 0-1. Ekipi shqiptar shkon në turin e dytë të “Europa League”, atje ku do të përballet ndaj Slovan Bratislavën.
Një ndeshje aspak miqësore pritet të jetë kjo në Europë, duke ditur dy mendësitë e ndryshme të tifozerive. Miqtë do të vijnë për të shkaktuar tensione, ndërsa vetëm pak muaj më parë në ndeshjen kundër Zemplinit, kanë dal me parrullën se Kosova është Serbi. /Shqiperia.ch/