Feronikeli do të përballet ndaj Milanit në datën 10 gusht, me miqësoren që zhvillohet në “Fadil Vokrri”. Shanset për një sukses të mundshëm të ekipit nga Kosova rriten ndjeshëm, pasi arbitri do të jetë shqiptar.
Bëhet fjalë për gjyqtarin e njohur nga Kosova, Bekim Zogaj, i cili do të mbaj drejtësinë e ndeshjes. Pasi ka referuar shumë ndeshje në arenën ndërkombëtare, tashmë ka rastin të ndajë drejtësinë edhe në një miqësore të Milanit.
Në rast se Feronikeli do të mundte Milanin, nuk do të ishte hera e parë që skuadra e njohur italiane binte nga një ekip shqiptar. Kjo ka ndodhur edhe shumë vite më parë, në kohën e Ronaldinjos teksa mundeshin me rezultatin 2-1 nga Tirana, falë golave të Xhafës dhe Muzakës. /Shqiperia.ch/