
Fjalët janë të tepërta për t’u thënë për të, Arbër Zeneli është një nga ata futbollistë që talentin e ka në gjak. Nëse sulmuesi shqiptar do të qëndroj përpara topit, atëherë reflekset e tij bëjnë që Zeneli të vallëzojë me të gjithë kundërshtarët e tij.
Ky njeri është totalisht i kompletuar, teksa gjuajtjet nga distanca i ka të hidhura dhe shpeshherë gjen rrjetën. Nëse mendoni se bëhet fjalë për një lojtar egoist, gaboheni. Në fitoren e sotme të Herenvenit në transfertën ndaj Grafshcap me rezultatin 0-5, tre prej asisteve ishin të Zenelit.
Në golin e fundit tregohet më së miri cilësia e këtij lojtari, teksa turpëron kundërshtarin në mesfushë, për t’i kaluar topin poshtë këmbëve dhe duke shërbyer për shokun e skuadrës, që e kishte lojë fëmijësh të gjente rrjetën. E kemi thënë disa herë, tani thjeshtë e ripërsërisim, Arbër Zeneli është pengu më i madh i kësaj Shqipërie. /Shqipëria.ch/