“Fëmijët” e trajnerit të Panathinaikosit duket se po bëjnë ligjin në Greqi. Një dënim prej minus 6 pikësh ishte për ekipin grek, në fillimin e këtij sezoni, por teksa jemi në javën e 4 të kampionatit, Panathinaikosi numëron rreth 6 pikë.
Pra, një situatë që flet në mënyrën më të mirë, se Panathinaikosi ndodhet në momentin më të mirë të saj. Themi kështu, pasi trajneri i këtij ekipi është duke luajtur me futbollistët e rinjë. E habitshme për t’u dëgjuar e llogjikuar, por sipas zgjedhjeve të tij, lojtari më i vjetër në moshë në fushën e lojës, ndaj Levadikosit ishte sërish në moshën 27-vjeçar.
Pjesa dërrmuese e lojtarëve ishin 23-24 vjeçarë, ndërsa ndeshja ka përfunduar në fitoren e vendave me rezultatin 3-0. Në këtë takim, Ergys Kaçe ka qenë në stol, duke hyrë në pjesën e dytë, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e shkuar. /Shqipëria.ch/