You are here
Home > Futboll Bota > Faulli idiot dhe kartoni i kuq! Tifozët lacial sulmojnë lojtarin serb: E bëre për Milanin!

Faulli idiot dhe kartoni i kuq! Tifozët lacial sulmojnë lojtarin serb: E bëre për Milanin!

Lacio është duke luajtur një takim shumë delikat në kampionatin italian, ndërsa është ende në një barazim pa gola ndaj Kievos në shtëpi. Megjithëse luhet me kundërshtarin më të dobët, sfida është delikate pasi fitorja për vendasit është detyrim.

Ndalja e Milanit ndaj Parmës në barazimin 1-1, i shton akoma edhe më shumë shpresat e Lacios për kualifikimin në “Champions League”. Por për të arritur deri këtu, fillimisht duhet të arkëtohen tre pikët me Kievon.

Puna është vështirësuar disi pas një gafe trashanike të mesfushorit serb, Milinkoviç-Saviç. Teksa gjendej në mesfushë dhe asgjë nuk rrezikohej, Milinkoviç-Saviç e ka tejkaluar limitin duke goditur me shkelm futbollistin kundërshtar.

Kartoni i kuq ishte mëse i merituar, pavarësisht protestave të pakuptimta të serbit. Ndërkohë i menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i tifozëve lacial në “Twitter”, që gjithmonë kanë pasur përplasje me këtë lojtar. “Po e bën për të ndihmuar Milanin”, shkruajnë shumë prej tifozëve të Lacios, që e kanë edhe një precendent të ngjashëm që kanë përjetuar me De Vrij.

Ky i fundit u akuzua në ndeshjen e fundit të kampionatit se ndihmoi qëllimisht Interin, vetëm për të qënë në “Champions League”. Ndërkohë që në Itali kanë dalë zërat se Milinkoviç-Saviç mund të transferohet te Milani dhe kritika të tilla, nuk janë edhe aq të pabaza. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top