You are here
Home > Futboll Bota > Fatale/ Media e madhe serbe e thotë hapur: Feronikeli është ekipi i Shqipërisë!

Fatale/ Media e madhe serbe e thotë hapur: Feronikeli është ekipi i Shqipërisë!

Kur urrejtja dhe dëshpërimi bashkohen në një moment, drita kurrsesi nuk mund të duket në fundin e tunelit. Kjo është situata aktuale e Serbisë, e cila përpiqet në të gjitha mënyrat dëshpëruese për të quajtur Kosovën si pjesën e saj, por nga ana tjetër dështon gjithmonë e më keq.

Ashtu si edhe në rastin e fundit, teksa Feronikeli u ndesh me Slovan Bratislavën në “Europa League”. Mediat serbe bën gjithçka që lojtarët me të njëjtën origjinë dhe trajneri serb i ekipit sllovak, të mos paraqitej ndaj Feronikelit.

Qëllimi u arrit, por teksa “Kurir” përpiqet ta shmang shtetin e Kosovës në artikull pasi e përfaqësonte Feronikeli, njeh zyrtarisht një ligë mbarëshqiptare. Në të gjitha artikujt të së njëjtës temë, shkruhet se Feronikeli është një skuadër që i përket Shqipërisë. Sigurisht që për ne është krejtësisht normale një etiketim i tillë, por ajo që nuk kemi kuptuar është ndërgjegjësimi i shpejt që ka ardhur kohët e fundit në vendin fqinj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top