Vllaznia e femrave ka shkruar historinë e madhe në Shqipëri, ndërsa arriti që të kalonte në grupet e “Champions League”. Festë dhe lot, ka pasur gjithçka në përmbylljen e ndeshjes ndaj ekipit lituanez të Gintras, atje ku u arrit edhe kualifikimi.
Ekipi shkodran i mjaftonte vetëm një pikë për të kaluar më tej, duke e marrë me rezultatin 1-1 falë golit të Megi Doçit. Tashmë jo vetëm një ëndërr për vajzat shkodrane, që i kanë shkuar gjithmonë kaq shumë pranë suksesit, por një realitet i prekshëm. Më parë ishte fituar ndeshja ndaj Ëexford me rezultatin 1-3 dhe ndaj Birkira me shifrat minimale 1-0. /Shqiperia.ch/