You are here
Home > Bundesliga > Fantastike/ Stërvitja e Freiburgut shkëlqen e gjitha, Amir Abrashi është gati për Bundesligën

Fantastike/ Stërvitja e Freiburgut shkëlqen e gjitha, Amir Abrashi është gati për Bundesligën

Amir Abrashi lë pas gjithë peripecitë e një dëmtimi të stërgjatë, që e ka lënë prej kohësh jashtë fushës së blertë. Stërvitja e ditës së djeshme shkëlqente e gjitha te Freiburgu, pas pushimit të shkurtër të fundvitit.

Atje është parë i buzëqeshur edhe “luftëtari shqiptar”, Amir Abrashi. Jo pa arsye, pasi futbollisti shqiptar do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Bundesligës, duke filluar nga ajo e rradhës. Kështu ka shkuar stërvitja e orës 13:30 që Freiburgu zhvilloi, pa hyrje e dalje të reja, por me rikthime të rëndësishme.

Tashmë është Panuçi që duhet të gëzohet, pasi Amir Abrashi është gati për Bundesligën, ndërsa nga ana tjetër edhe Armando Sadiku pritet të jetë gati për takimin e Levantes ndaj Barcelonës. Kombëtarja pret krahëhapur, dy prej lojtarëve që ia ndjente aq shumë mungesën. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top