Barazimi me Azerbajxhani dhe fitorja me Ishujt Fraoe nuk do të ngelen pa gjë te kosova. Ecuria duket mjaft positive, rezultatet janë në favor të Dardanëve, ndaj edhe FIFA pritet të shpërblej të besuarit e Shaland. Plot 15 pozicione do të përfitojë Kosova në renditjen e FIFA-s.
Lista bëhet publike më 20 shtator, atëherë kur Kosova do të lërë vendin e 141 për tu pozicionuar në vendin e 126, ndërsa besohet vërtet se brenda pak kohëve mund të kemi një renditje në 100 vendet më të mira për Dardanët. Një fakt të till e pranon edhe gazetari sportive në Kosovë, Arlind Sadiku, I cili me një status në “facebook” jep lajmin e mirë./Shqipëria.ch/
“Ne ranglisten e re te Fifas qe do te publikohet me 20 shtator, Kosova do te renditet ne vendin e 126-te ne bote, 15 pozita me larte se qe gjendet tani. Se shpejti ne top 100”, ka shkruar Sadiku.