You are here
Home > Futboll Bota > Fantastike/ Revolucioni dhe protestat le të presin, po luan Manchester United-Barcelona

Fantastike/ Revolucioni dhe protestat le të presin, po luan Manchester United-Barcelona

Thonë se futbolli është vetëm një lojë? Sa shumë që u gënjen mendja! E ka dëshmuar në shumë raste ky sport, se shkon përtej limiteve dhe asaj që fundja duhej të ishte në vetvete, një lojë ku protagonist janë vetëm 22 futbollistët në fushë.

Një vëmendje të madhe në gjithë mediat botërore gjatë ditës së sotme, ka marrë pamja që ka ardhur nga Sudani. Në këtë vend kanë nisur prej ditësh protestat e mëdha, të njerëzve që kërkojnë revolucionin në shtetin e tyre. Por protestuesit e anti-regjimit ulen dhe qëndrojnë në heshtje, kur në sfond vendoset muzika e “Champions League”.

Menjëherë ata kanë improvizuar një ekran të madh, për të parë takimin mes Manchester United dhe Barcelonës. Ndonjëherë lojërat kanë edhe fuqinë e mbinatyrshme, për të bërë të mundur edhe të paimagjinueshmen. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top